★★★★★
Average rating on the App Store. Apple doesn't publish how many ratings each star has.
This app isn't in any of our charts yet.
Versioni i ri! Kurs i plotë i gjermanishtes në shqip, nga A1 deri C2: 300 tema, zë natyral gjerman dhe bleta me AI që të korrigjon. Pa reklama.
Mëso gjermanisht në shqip, nga zero deri në C2. Kurs i plotë i gjuhës gjermane me mësime 5-minutëshe, fjalor me zë, gramatikë të shpjeguar thjesht dhe bletën me AI që të korrigjon në shqip. Deutsch lernen auf Albanisch: A1, A2, B1, B2, C1, C2. KURS GJERMANISHT A1–C2 Çdo nivel (A1, A2, B1, B2, C1, C2) është një botë më vete: livadhi, fshati, udhëtimi, qyteti natën, qielli me yje dhe maja e malit. 300 tema dhe mbi 700 mësime të shkurtra. Çdo temë që mëson e mbush hojen tënde me mjaltë. FJALOR DHE GRAMATIKË • Çdo emër me nyjën dhe shumësin: der Hund, die Hunde. Rregullat e der/die/das, rasat, Perfekt dhe rendi i foljes, hap pas hapi në shqip. • Fjalë të përditshme me foto të vërteta dhe fjali shembull. • Tema nga jeta në Gjermani, Austri dhe Zvicër: puna, banesa, zyrat, mjeku, treni. • Histori dhe biseda ku zgjedh vetë përgjigjen. DËGJIM DHE SHQIPTIM • Çdo fjalë dhe fjali lexohet me zë natyral në gjermanishten standarde. Mund ta dëgjosh edhe ngadalë. • Fol gjermanisht me zë: app-i të dëgjon dhe të ndihmon. • Diktim: shkruaj atë që dëgjon. Butonat ä ö ü ß janë gjithmonë aty, dhe pranohet edhe ae, oe, ue, ss. BLETA ME AI • Bisedo me bletën në gjermanisht. Ajo të korrigjon nyjat, rasat dhe rendin e fjalëve, dhe të shpjegon në shqip. • Shkruaj një email, një tekst ose një ese, dhe bleta ta korrigjon me shpjegime. TESTI I NIVELIT • Je fillestar? Fillo nga A1. E di pak gjermanisht? Testi i nivelit me 10 pyetje të çon aty ku je. • Testi në fund të çdo hojeje hap hojen tjetër. MOTIVIM • Seri ditore (streak), mjaltë dhe kavanoz me fjalët që ke mësuar. • Fjalët e vjetra kristalizohen dhe kthehen për përsëritje në kohën e duhur. • Gabimet rikthehen në fund të seancës, pa zemra dhe pa stres. • Kujtesë ditore në orën që zgjedh ti. PA REKLAMA. PA LLOGARI. • Asnjë reklamë. • Nuk ka nevojë për regjistrim. • Mësimet punojnë edhe pa internet. FALAS DHE PREMIUM Falas: i gjithë niveli A1, 3 temat e para të çdo niveli tjetër dhe 3 përdorime të bletës AI në ditë. Premium: të gjitha nivelet dhe hojet, bleta AI deri në 200 përdorime në ditë. Abonimet (1 muaj, 3 muaj, 1 vit) rinovohen automatikisht derisa t'i anulosh. Politika e privatësisë: https://sites.google.com/view/msoapps/home Kushtet e përdorimit: https://sites.google.com/view/msoapp-termsofuse/home