★★★★★
Average rating on the App Store. Apple doesn't publish how many ratings each star has.
This app isn't in any of our charts yet.
Përmirësime për lojën me miqtë dhe për Pro: - Dhomat me miqtë rilidhen vetë kur bie interneti, pa humbur përgjigjet që ke shkruar. - Një raund nuk numërohet më dy herë pas rilidhjes. - Sfidat me link: mesazhe më të qarta kur sfida është pranuar nga dikush tjetër ose e ke luajtur tashmë. - Faqja Pro tregon qartë çfarë është falas çdo ditë: Sfida e Ditës, 3 lojëra solo, 5 raunde me miqtë dhe 2 sfida me link. - Njoftim i qartë kur një blerje nuk kryhet ose kur rikthimi nuk gjen blerje. - Kuptimi i fjalëve dhe "fjala më e mirë" ngarkohen më me siguri. - Gati për iOS 27.
Shtet Qytet — loja që e kemi luajtur të gjithë në shkollë me letër e laps, tani në telefon. Një shkronjë, 7 kategori, 60 sekonda. Gjej një emër, një mbiemër, një shtet, një qytet, një kafshë, një objekt dhe një bimë që fillojnë me shkronjën e raundit — para se të mbarojë koha. SI LUHET • Çdo raund merr një shkronjë të alfabetit shqip, edhe dyshkronjëshat: DH, GJ, LL, NJ, RR, SH, TH, XH, ZH. • Çdo përgjigje e saktë vlen 10 pikë — 70 është raundi perfekt. • Fjalët kontrollohen me fjalorin e lojës; fjalët që nuk janë aty i vlerëson AI dhe të shpjegon pse u pranuan ose u refuzuan. • Shkruan pa ë dhe ç? S'ka problem: "Korce" dhe "Korçë" pranohen njësoj. MËNYRAT E LOJËS • Sfida e Ditës — e njëjta shkronjë për të gjithë çdo ditë, +40 XP bonus. Gjithmonë falas. • Solo — luaj vetëm dhe thyej rekordin tënd. • Me miqtë në kohë reale — krijo një dhomë deri në 12 lojtarë, ndaje kodin ose linkun dhe zgjidh kohën (10, 30, 60 ose 90 sekonda). Kush dorëzon i pari me pikë merr +5 bonus. • Sfidë me link — luaj raundin tënd, dërgoja linkun një shoku dhe ai luan të njëjtën shkronjë kur të dojë (linku vlen 48 orë). • Vdekje e Papritur — raunde gjithnjë e më të shkurtra (15, 12, 10, 8… sekonda). Një gabim dhe loja mbaron. PROGRESI • XP dhe rangje: Bronz, Argjend, Ari, Elit. • Seria ditore — luaj çdo ditë për ta mbajtur gjallë; një ditë e humbur mund të shpëtohet me një "ngrirje serie" (blerje brenda aplikacionit). • Klasifikime në Game Center (iOS) dhe Google Play Games (Android). • Shiko kuptimin e fjalëve pas çdo raundi dhe ndaje rezultatin me një kartë. • Mungon një fjalë? Sugjeroje — nëse gjendet në Wikifjalor, shtohet në lojë. FALAS DHE PRO Falas çdo ditë: • Sfida e Ditës — pa kufi • 3 lojëra solo (bashkë me Vdekjen e Papritur) • 5 raunde me miqtë në dhoma • 2 sfida të reja me link (pranimi i sfidave të miqve është pa kufi) Shtet Qytet Pro: • Lojëra solo, raunde me miqtë dhe sfida me link pa limit • "Zbulo fjalën më të mirë" për çdo kategori pas lojës • Abonim mujor ose vjetor, ose një pagesë e vetme për gjithmonë. Abonimet rinovohen automatikisht dhe anulohen kur të duash nga cilësimet e llogarisë. Pa regjistrim, pa llogari. Luaj tani — kush e njeh më mirë shqipen?