★★★★★
Average rating on the App Store. Apple doesn't publish how many ratings each star has.
This app isn't in any of our charts yet.
Shtet Qytet është loja klasike e fjalëve - tani online, në kohë reale. Zgjidhet një shkronjë, nis koha, dhe të gjithë plotësojnë fushat: shtet, qytet, kafshë, send, ushqim e më shumë. Kur mbaron raundi, pikët ndahen automatikisht - përgjigjet unike marrin më shumë se ato që i ka shkruar edhe dikush tjetër. LUAJ MENJËHERË • Luaj shpejt - futesh në një dhomë me lojtarë të tjerë brenda sekondave. • Krijo dhomë private dhe ndaje kodin me shokët. • Shfleto dhomat publike dhe bashkohu në atë që të pëlqen. NË LOJË • Raunde me kohë, me shkronjë të zgjedhur nga një lojtar. • Kategori të personalizueshme - zgjidh cilat fusha luhen. • Kundërshto një përgjigje që s'të duket e saktë; dhoma voton. • Reagime me emoji dhe mesazhe të shpejta mes raundeve. PAS LOJËS • Tabela e pikëve raund pas raundi. • Renditja javore për lojtarët më të mirë. • Ndaj rezultatin tënd me një prekje. LOJË E SIGURT • Fjalët filtrohen automatikisht. • Blloko një lojtarët që të pengojnë dhe nuk e sheh më. • Raporto një lojtar dhe e shqyrtojmë brenda 24 orëve. Pa regjistrim të domosdoshëm. Pa reklama. Vetëm zgjidh një emër dhe luaj.