★★★★★
Average rating on the App Store. Apple doesn't publish how many ratings each star has.
This app isn't in any of our charts yet.
Tani edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë: krahaso çmimet e marketeve në Sarajevë, Mostar, Zenica, Bihać e më shumë. Politika e privatësisë hapet në gjuhën e aplikacionit.
Krahaso i mbledh çmimet nga supermarketet në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe të tregon ku është më lirë secili produkt. KRAHASIM ÇMIMESH Një kartë produkti të tregon çdo market që e ka atë produkt dhe sa kushton në secilin. Pa hamendje, pa vrapim nga një market në tjetrin. SKANIM BARKODI Drejtoje kamerën nga barkodi dhe shko direkt te produkti dhe çmimet e tij në të gjitha marketet. KËRKIM QË TË KUPTON Kërkimi i korrigjon gabimet e shkrimit, kupton shqip dhe anglisht, njeh markat dhe njësitë. Shkruaj si të vjen natyrshëm. OFERTA DHE FLETUSHKA Zbritje të vërteta, të verifikuara me historikun e çmimeve — sepse jo çdo "ofertë" është ofertë. Plus promocionet nga fletushkat javore të supermarketeve. KUPONËT BËHEN PIKË Fotografo kuponin e blerjes; lexohet automatikisht dhe kthehet në pikë shpërblimi. Fotoja ruhet privatisht dhe fshihet pas 90 ditësh. NJOFTIME PËR ÇMIME Ndiqe një produkt dhe merr njoftim kur i bie çmimi. Çdo ditë të presin oferta të zgjedhura sipas asaj që kërkon dhe blen. MARKETET PRANË TEJE Shiko cilat supermarkete i ke afër dhe çfarë ofrojnë sot — në Kosovë, në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e më shumë), në Maqedoninë e Veriut (Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Kërçovë, Dibër e më shumë) në Mal të Zi (Podgoricë, Ulqin, Tivar, Nikshiq, Budva e më shumë) ose në Bosnjë dhe Hercegovinë (Sarajevë, Mostar, Zenica, Tuzla, Bihać e më shumë). Sa më shumë ta përdorësh, aq më mirë të njeh Krahaso — kërkimi dhe faqja kryesore rreshtohen sipas markave, marketeve dhe kategorive që ti preferon. Krahaso është falas.