★★★★★
Average rating on the App Store. Apple doesn't publish how many ratings each star has.
This app isn't in any of our charts yet.
• Top dhe Highlight tani i rezervon direkt në aplikacion. • Njohje e shkurtër me aplikacionin dhe shirit i ri me menunë +. • Përmirësime te tastiera, chat-i dhe Reels.
MerrVetura është tregu i veturave për Kosovën. Gjej vetura të përdorura dhe të reja nga privatët dhe autosallonet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe në gjithë Kosovën. Shih menjëherë a është çmimi i arsyeshëm dhe fol drejtpërdrejt me shitësin. BLEJ VETURË • Kërko sipas markës, modelit, çmimit, vitit, kilometrazhës, karburantit, transmisionit dhe karrocerisë. • Zgjidh qytetin dhe rrezen, që të shohësh vetëm veturat afër teje. • Filtro sipas statusit të doganës: RKS, me doganë ose pa doganë. • Vlerësimi i çmimit të tregon nëse një veturë ka çmim të mirë, të drejtë apo të lartë, krahasuar me vetura të ngjashme në treg. • Krahaso disa vetura krah për krah. • Ruaj veturat që të pëlqejnë dhe ruaj kërkimet. Aplikacioni të njofton kur del një veturë e re që përputhet. • Shiko reels, video të shkurtra të veturave. • Kontakto shitësin në chat, me telefon, në WhatsApp ose Viber. SHIT VETURËN TËNDE • Posto veturën falas në pak minuta, me foto dhe video. • Vlerëso veturën para se ta shesësh dhe vendos një çmim real. • Menaxho shpalljet dhe bisedat me blerësit në një vend. DOGANA DHE IMPORTI • Llogarit doganën, akcizën dhe TVSH-në për një veturë nga Gjermania, Zvicra ose nga një vend tjetër, sipas tarifës zyrtare TARIK. • Lexo udhëzuesit tanë për blerjen, shitjen, doganën dhe regjistrimin e veturës në Kosovë. • Jeton jashtë vendit? Shiko veturat në Kosovë dhe bisedo me shitësin para se të vish. AUTOSALLONET Çdo autosallon ka faqen e vet, me profil, vlerësime dhe të gjitha veturat e tij. Me një filtër sheh vetëm autosallonet e verifikuara. SIGURIA Mund ta raportosh një shpallje, një reel ose një bisedë dhe ta bllokosh një përdorues në chat. Llogarinë e fshin vetë kur të duash, te Profili. Aplikacioni është falas dhe është në shqip, gjermanisht dhe anglisht. Kushtet e përdorimit (EULA): https://merrvetura.com/kushtet Politika e privatësisë: https://merrvetura.com/privatesia